Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PENZA APO BASHKIMI?

Dueli vendimtar që sjell biletën për finale

Dueli vendimtar që sjell biletën për finale


5 April, 2022 @12:25

Të mërkurën zhvillohet ndeshja e tretë gjysmëfinale e “Play-off”-it në Superligën e Femrave mes Penzës dhe Bashkimit, ku do të përcaktojë se kush do të kualifikohet në finale.

Sfida zhvillohet nga ora 20:30 dhe do të transmetohet në TV.

Në dy takimet e mëparshme në “Play-off”, të dy skuadrat shënuan nga një fitore ndaj njëra-tjetrës si mysafir.

Në Pejë triumfuan vashat e Bashkimit me rezultat 61:76, ndërsa në Suharekë, fituan vashat pejane me shifrat 68:82.

Skuadra pejane kishte përfunduar garat e rregullta në pozitën e dytë me 15 fitore e pesë humbje, kurse ajo prizrenase e treta me 12 fitore e tetë humbje.

SKEMA e PLAYOFFit 2021/22

Prizrenaset pas Kupës duan edhe titullin kampion, kurse pejanet për të mbrojtur titullin e kampionit të fituar edicionin e kaluar.

Skuadra që kualifikohet në finale do të përballet me Prishtinën që eliminoi Trepçën dhe në “Play-off” do të ketë përparësinë e fushës vendase, pasi në garat e rregullta kishte 20 fitore në 20 ndeshje.

Në serinë finale, skuadra që shënon tri fitore shpallet kampion.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave