TRIUMF SHPRESE

Dukagjini i kthehet fitores
6 February, 2023 @21:41
Pas humbjes në xhiron e kaluar nga Gjakova e Re, Dukagjini i është kthyer fitores sonte, duke e mposhtur Prishtinën e Re në kuadër të xhiros së XXVIII të Ligës së Parë.
Klinasit kanë fituar duelin e luftuar ndaj kryeqytetasve me 7 pikë dallim, ndërsa Ismail Voca ka qenë më efikasi në fitoren e Dukagjinit prej 82-75 duke shënuar 24 pikë. Arbër Bilalli dha 19 pikë e bëri 19 kërcime në këtë fitore për Dukagjinin.
Në anën tjetër te Prishtina e Re, 32 pikëshi i Engjull Sollovës nuk mjaftoi për të bërë më shumë, ashtu që ekipi të ndalë serinë prej 5 humbjeve radhazi.
Me këtë fitore Dukagjini bëhet me bilanc 7-19 dhe qëndron në pozitën e nëntë, kurse Prishtina e Re tashmë rrezikon mbijetesën me bilancin 8-17, pasi që është e teta në renditje.