Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KLODIAN DURO

Duro: Mund të na pengojnë, por kurrë të na ndalin

Duro: Mund të na pengojnë, por kurrë të na ndalin


13 March, 2021 @16:00

Feronikeli sot shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Prishtinës, duke ia ndalur kësaj të fundit serinë e fitoreve të njëpasnjëshme.

RAPORTI I NDESHJES

Trajneri i Niklit, Klodian Duro, pas fitores me rezultat 2-0, u shpreh tejet i kënaqur me rezultatin dhe lojën e treguar na futbollistët e tij.

“Rëndësi ka fitorja. Ne e dijmë se sa të fortë jemi, sepse kjo është më se e dukshme për të gjithë ata që ndjekin Superligën e Kosovës. Sivjet, ndryshe nga vitet e tjera, është një ligë komplet ndryshe, një ligë e fortë me komplet ekipet që përveç ekipeve në fushë po mundohen të krijojnë edhe klube jashtë fushe. Sigurisht kemi shumë për të bërë, por fitoret si kjo na japin akoma më shumë motiv për t’i treguar gjithëve se neve mund të na pengojnë, të na bëjnë më vështirë rrugën, por kurrë të na ndalin, sepse kemi një grup fantastik futbollistësh,” tha ai pas ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga