Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - PRISHTINA

Super Simonovski, seria e Prishtinës ndërpritet në Drenas

Foto: FC Prishtina

Super Simonovski, seria e Prishtinës ndërpritet në Drenas


13 March, 2021 @14:59

Pas 6 fitoreve radhazi në Superligë këtë pranverë, Prishtina sot u ndal në ndeshjen e luajtur në Drenas ndaj Feronikelit.

Skuadrën e Zekirija Ramadanit sot e ndali skuadra që disa vite më parë pikërisht Ramadani e kishte shpallur kampione.

Kjo ndeshje në fund u mbyll me rezultat 2-0 në të mirë të Niklit (Marko Simonovski 45+1’, 76’ (P)).

TABELA AKTUALE

Heroi i Niklit sot, Marko Simonovski, shënoi nga një gol për secilën pjesë.

Golin e parë e shënoi në kohën shtesë të pjesës së parë, kurse golin e dytë personal dhe të skuadrës e shënoi në minutën e 76’ nga penalltia. Penalltinë që e shndërroi në gol, e fitoi vet pasi u pengua në zonën kundërshtare nga Leotrim Bekteshi, qendërmbrojtësi kryeqytetas.

Dy minuta pasi që e shënoi golin e dytë, Nikli i Klodian Duros mbeti me 10 lojtarë në fushë pas përjashtimit të futbollistit Argjend Malaj (dy kartonë të verdhë), mirëpo përkundër inferioritetit numerik, epërsia u menaxhua mjaft mirë dhe ndeshja u mbyll me fitore 2-0.

Ky lëshim i pikëve për Prishtinën vjen në një moment aspak të mirë, sidomos kur dihet që pikërisht këtë xhiro mes vete përballen Ballkani e Drita, dy kundërshtarët e Prishtinës në luftën për titull.

Xhiron që vjen, Prishtina e pret Gjilanin, që në atë takim për herë të parë do të drejtohet nga Ismet Munishi, kurse Nikli luan si mysafir i Besës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga