Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS VENDIMIT

Dushku: Vendim i mirëseardhur dhe i rëndësishëm

Foto: GoogleImages

Dushku: Vendim i mirëseardhur dhe i rëndësishëm


9 July, 2020 @12:48

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, në një prononcim të saj për faqen zyrtare të Federatës është shprehur të jetë jashtëzakonisht e lumtur me vendimin për lejim të pjesëmarrjes së Kosovës A te femrat në gara ndërkombëtare.

Për fillim ajo ka thënë se mund të krijohet një ekip nga lojtaret me përvojë dhe ato që premtojnë, ndërsa ka bërë të ditur se pret edhe mbështetje nga Ministria e Sportit dhe sponsorët për vajzat.

“Jemi shumë të lumtur që pas shumë diskutimeve dhe analizave, Bordi i FBK-së ka vendosur që Kosova A (femrat) të paraqitet zyrtarisht në garat ndërkombëtare. Kjo është hera e parë që vashat e Kosovës në kategorinë e senioreve do të luajnë në garat ndërkombëtare të organizuara nga FIBA. Ky vendim është shumë i mirëseardhur dhe njëkohësisht shumë i rëndësishëm, pasi vashat tona do të kenë mundësi të përfaqësojnë vendin sa më denjësisht në garat ndërkombëtare. Më herët këtë privilegj nuk e kanë pasur shumë lojtare që kanë luajtur me dekada të tëra. Ne mund të formojmë një ekip të mirë te Kosova A (femrat), duke kombinuar lojtaret që kanë përvojë, por edhe ato më të reja, që premtojnë shumë për të ardhmen. Gjithashtu presim mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, por edhe sponsorët e ndryshëm, pasi kemi nevojë për përkrahje, që të kemi një përfaqësim sa më të mirë në garat ndërkombëtare. Besoj se, do të kemi përkrahje edhe nga komuniteti i basketbollit, për shkak se, do të debutojmë zyrtarisht në arenën ndërkombëtare dhe ky është një hap i madh për basketbollin e femrave në Kosovë,” ka thënë Dushku

Reprezentacioni senior i femrave të Kosovës do të merr pjesë në vitin e ardhshëm në Evropianin e shteteve të vogla, që në 2021 do të mbahet në Nikozi të Qipros prej 15 deri më 20 qershor.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave