PËRFORCOHET PRISHTINA
Dy përforcime amerikane te Prishtina
25 December, 2015 @13:45
Kampioni aktual i Ligës Ballkanike dhe i Superligës së Kosovës, Sigal Prishtina, ka bërë të ditur sot se ka arritur marrëveshje me dy basketbollistë amerikan.
Andrew Warren që së fundi ka qenë pjesë e ekipit estonez, Parnu, do të jetë përforcimi i Sigal Prishtinës.
Warren, që i ka 28 vjet, është 196 centimetra i gjatë dhe ka pasur mesatare prej 21.4 pikëve për ndeshje në elitën e basketbollit estonez. Ai gjithashtu ka 2.2 asistime dhe 5.2 kërcime për ndeshje si mesatare sa ka qëndruar atje. Warren luan në pozitat 2-3.
Përveç Warrenit, emri tjetër i ri te bardhekaltërit është Willie Kemp. Kemp vjen nga skuadra rumune Targu Mures dhe është i moshës 28 vjeçare, ndërsa më 1 janar hyn në të 29-tat.
Kemp që luan në pozitat 1-2 është 185 centimetra i gjatë dhe ka pasur mesatare prej 8 pikëve të shënuara, 4.8 asistimeve dhe 2 kërcimeve për ndeshje te ekipi i tij i deritashëm.
Këto janë përforcimet e para të Sigal Prishtinës para ndeshjeve të radhës në BIBL, derisa është larguar Yll Kaçaniku nga ekipi.
Më parë, nga ekipi janë larguar edhe Khalid El Amin dhe Gjorgi Cekovski.
Video
Willie Kemp, video
Andrew Warren, video