Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR 12 - SHTESË

Dy suspendime te Bashkimi!

Dy suspendime te Bashkimi!


7 December, 2022 @15:40

Në Informatorin shtesë Nr. 12 për shkak se ndeshja mes Bashkimit dhe Prishtinës që u luajt më 1 dhjetor, një lojtar dhe një zyrtar i KB Bashkimit janë dënuar me një ndeshje mosparaqitje për shkak të kërcënimeve ndaj gjyqtarit.

Kështu, sipas Informatorit shtesë Nr. 12, basketbollisti i Bashkimit Altin Morina dhe përfaqësuesi i KB Bashkimit, Shpend Bajrami, janë dënuar me një ndeshje mosparaqitje për ekipin, sipas Nenit 50.9 të PG-së, është shkruar aty.

“Sjellja josportive e konstatuar në bazë të fletëparaqitjes nga personat zyrtarë, transmetimi, xhirimet apo e shfaqur në prezencë të KG-së, cilitdo anëtar të KG-së, Sekretarit apo kryetarit të FBK-së,” - dënohet me 1 ndeshje në Superligën e meshkujve, — shkruan në Propozicionet e Garave të FBK-së për seniorët për sezonin 2022/23.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga