Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR 3

Dy trajnerë dënohen për gabime teknike

Foto: KBPeja/Korniza

Dy trajnerë dënohen për gabime teknike


27 September, 2021 @22:39

Dueli i xhiros së tretë të Superligës mes Pejës dhe Rahovecit ka parë të dënuar të dy trajnerët e skuadrave për shkak të gabimeve teknike.

Trajneri turk i Pejës, Semsettin Bas, është dënuar me 300 euro për shkak të gabimit teknik në këtë ndeshje, ndërsa ai grek i Rahovecit, Fotis Takianos, me 600 euro (dy teknike).

Informatori i tretë i Superligës në njoftimin për ndeshjet ka shkruar (pa ndërhyrje): “Skuadra A korekte dhe sportive, perveq per sjellje josportive te bankines me GT ( B ) u ndeshkua trajneri Shemsedin Bash. Skuadra B korekte dhe sportive, perveq per sjellje josportive te bankines me dy gabime teknike ( B ) u ndeshkua trajneri Fotis Takianos.”

Peja mposhti Rahovecin në këtë ndeshje, për t’iu kthyer kreut të tabelës, derisa është skuadër që s’ka pësuar ende humbje në Superligë. Rahoveci ka pësuar dy herë në tre xhirot e para të stinorit.

Në xhiron që vjen, Peja i shkon Trepçës, ndërsa Rahoveci pret Bashkimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga