Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL MADRID - ZALGIRIS

E 10-ta rresht për Real Madridin

E 10-ta rresht për Real Madridin


9 January, 2020 @23:57

Skuadra e Real Madridit, duke e mposhtur Zalgirisin me rezultat 88-82, e regjistroi fitoren e 10 rresht në Euroleague.

Zalgirisi vetëm pesë minutat e para ishte në epërsi, më pas ndeshjen deri në fund e kontrolloi Real Madridi, edhe pse rezultati ishte i ngushtë, madrilenët nuk gabuan dhe triumfuan në fund.

Për vendasit shkëlqeu Trey Thompkins me 20 pikë, derisa ishte i saktë 4 herë nga 5 tentimet e tij nga vija e treshit.

Në anën tjetër te skuadra lituaneze më i dalluari ishte Lukas Lekavicius  me 21 pikë.

Real Madridi përkohesisht ngritet në pozitën e parë në Euroleague me 15 fitore e 3 humbje, kurse Zalgirisi ka bilanc prej 5 fitoreve e 13 humbjeve dhe gjendet në pozitën e 16.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague