FINAL FOUR
BOROZANI/ D.S.
E meritonim finalen
12 February, 2016 @22:42
Skuadra e Sigal Prishtinës ka arritur të kualifikohej në finale të Kupës së Kosovës duke e mposhtur Bashkimin në fund, në një ndeshje mjaftë dramatike.
Kjo mënyrë e eliminimit i ka penguar shumë edhe basketbollistit të ekipit prizrenas, Endrit Hysenagollit, i cili beson se skuadra e tij është dashur të shkojë tutje.
“Meritonim finalen. Treguam që s’jemi ekip siç mendonte Prishtina që do e kishte lehtë. Falenderoj gjithë ekipin për kontributin. Kanë lënë zemrën në fushë. Edhe Arpagjik’t kanë qenë fantastik. E them edhe njëherë, e meritonim finalen,” tha Hysenagolli për Borozani.com.
Bashkimi është mposhtur me rezultat 80-83 në gjysmëfinale nga Sigal Prishtina.