FINAL FOUR

BOROZANI/ D.S.
Prishtina siguron finalen në fund
12 February, 2016 @21:26
Sigal Prishtina është kundërshtarja e Pejës në finale të Kupës së Kosovës.
Ekipi bardhekaltër ka arritur ta mposht Bashkimin në gjysmëfinale, në një ndeshje tejet të fortë dhe me rivalitet të madh.
Gjatë gjithë kohës rezultati ndryshonte herë në të mirë të njërës, e herë të tjetrës skuadër, për të qenë fituesi i paqartë deri në minutat e fundit të takimit.
Skuadra e Bashkimit, e cila u tregua sonte mjaft e disponuar për lojë, në pjesën e dytë nuk arriti ta shfrytëzojë maksimumin nga dyshja Endrit Hysenagolli e Andi Shehu, të cilët qysh në pjesë të parë u ndëshkuan me nga katër gabime personale.
Bashkimi ishte në epërsi 75-74 kur kishin mbetur edhe diku rreth 4 minuta lojë, por Sigal Prishtina e siguroi fitoren me pikët e Dardan Berishës dhe më pas trepikëshit të organizatorit Andrew Warren.
Dardan Berisha ishte koshashënuesi më i mirë te Prishtina me 22 pikë të shënuara, mirëpo atij i mungoi paksa efikasiteti në vijën e trepikëshit, pasi nga tetë tentime ishte i saktë vetëm një herë.
Në anën tjetër, te Bashkimi u dallua Marcel Jones me 21 pikë e 8 kërcime.
Finalja e Kupës, Sigal Prishtina - Peja, do të zhvillohet të dielën në Prishtinë.


Statistikat ekipore
Bashkimi | Sigal Prishtina | ||
Çereku i parë | 19 | 20 | |
Çereku i dytë | 25 | 28 | |
Çereku i tretë | 25 | 17 | |
Çereku i katërt | 11 | 18 | |
Kërcime | 27 | 30 | |
Asistime | 17 | 16 | |
Bllokada | 1 | 3 | |
Topa të vjedhur | 6 | 6 | |
Topa të humbur | 16 | 12 | |
Tentime për tre pikë | 8/17 | 6/26 | |
Tentime nga loja | 30/56 | 29/62 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 12/19 | 19/25 |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Marcel Jones | 21 pikë | 8 kërcime | 2 asistime |
2 | Theron Bussey | 17 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
3 | Tay Waller | 15 pikë | 5 kërcime | 5 asistime |
4 | Granit Rugova | 11 pikë | 5 asistime | 3 kërcime |
5 | Endrit Hysenagolli | 11 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
6 | Andi Shehu | 5 pikë | 2 kërcime | - |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Dardan Berisha | 22 pikë | 4 asistime | 2 kërcime |
2 | Mohamed Abukar | 14 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
3 | Jason Washburn | 13 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
4 | Willie Kemp | 11 pikë | 6 asistime | 3 kërcime |
5 | Andrew Warren | 11 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
6 | Stanimir Marinov | 4 pikë | 4 kërcime | 1 asitim |
7 | Edmond Azemi | 4 pikë | 1 kërcim | 1 top të vjedhur |
8 | Gëzim Morina | 4 pikë | 1 kërcim | 1 top të vjedhur |