Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROLEAGUE

E pesta rresht për Fenerbahçen

FOTO / Euroleague

E pesta rresht për Fenerbahçen


15 January, 2021 @20:51

Forma e Fenerbahçes vazhdoi edhe në ndeshjen kundër Panathinaikosit.

Ish-kampioni i Euroleagues, Fenerbahce, e mposhti kundërshtarin me rezultat 100-74.

Skuadra turke e krijoi epërsinë nga çereku i parë dhe nuk e lëshoi deri në fund.

Marko Guduric me 18 pikë ishte më i miri te Feneri, kurse te Panathinaikos Aaron White me 13 pikë.

TABELA AKTUALE

Fenerbahçe pas startit të dobët sivjet, tani ka një seri prej 5 fitoreve rresht dhe me 10 fitore e 10 humbje gjendet në pozitën e 11, kurse Panathinaikos është kah fundi i tabelës.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague