PRISHTINA SHKON NË 3-0 NDAJ BASHKIMIT
E treta me radhë për Prishtinën, në dramën ndaj Bashkimit!
27 January, 2024 @23:18
Muhamedali Janjeva shënoi për t’ia rikthyer epërsinë Prishtinës 10 sekonda para fundit të ndeshjes 84-83. Ndërsa Bashkimi në sulmin e fundit u ankua për faul, por referët dhanë shenjë për përfundimin e lojës dhe me këtë drama në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” përfundoi!
Prishtina shënoi fitoren e tretë me radhë, shumë më vështirë sesa që priti ndaj Bashkimit mirë të përgatitur. Kjo ka qenë humbja e dymbëdhjetë e Bashkimit këtë stinor, ndërsa ekipi mbetet në pozitë të gjashtë, derisa Prishtina bën edhe një hap lart tashmë me bilancin 13-6.
Derrick Wilson dhe Shaheed Davis kanë qenë më të mirët në fitoren e bardhekaltërve, ku i pari luajti me 18 pikë e 12 asistime ndërsa i dyti me 20 pikë e 7 kërcime në fitore. Me 16 pikë u dallua Malcolm Armstead.
Te humbësit e sontëm, Will Daniels dhe Isaiah Umipig kanë enë më të dalluarit, ku i pari dha 24 pikë e 10 kërcime, ndërsa i dyti 16 pikë e 11 asistime. Ndeshja mund të thuhet që u përshkua nga disa vendime diskutabile të referëve.
Në fund, Prishtina bën bilancin 13-6 dhe për momentin po vazhdon formën e mirë nën drejtimin e Jaksa Vulicit, kurse Bashkimi me 7-12 mbetet i gjashti dhe edhe më larg top-4’shes. Me këtë fitore, në stinorin 23/24 Prishtina shkon në 3-0 ndaj Bashkimit në duelet direkte.