Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI I KTHEHET FITORES!

Çereku i dytë fatal për Vëllaznimin, Ylli fiton në Gjakovë

Çereku i dytë fatal për Vëllaznimin, Ylli fiton në Gjakovë


27 January, 2024 @23:03

Humbja e dytë me radhë për Vëllaznimin në Superligë, ndërsa pas dy humbjeve Ylli i është kthyer fitores. Bilanci i shkurtër i duelit në “Shani Nushi” sonte, ku Ylli me ndihmës-trajnerin Endrit Elshani ka arritur të mposhtë Vëllaznimin e drejtuar nga Vladimir Krstic, 56-63.

Dallimi kryesor në ndeshje u bë në çerek të dytë 5-15, pasi që çereku i parë ishte thuajse i barabartë, 16-17. E pas kësaj Vëllaznimi nuk arriti asnjëherë t’i afrohet shumë mysafirëve në rezultat, edhe pse u munduan të rikthehen fortë në çerek të fundit 20-12.

Në fitoren e njëmbëdhjetë sezonale të Yllit me 17 pikë koshashënues më i mirë ka qenë Jalen Nesbitt, ndërsa me 12 të tjera kontribuoi edhe Alonzo Verge.

TABELA AKTUALE

Sa i përket vendasve, ka qenë vetëm Myreon Jones që ka shënuar pikë dyshifrore në ekip. Ai shënoi më së shumti në ndeshje, 22, ndërsa me nga 8 pikë luajtën Jalen Ray e Daniel Lekndreaj.

Derisa Ylli me sonte bën bilancin 11-8, Vëllaznimi tash është në 8-11 dhe po largohet edhe më nga pjesa e epërme e renditjes tabelare në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga