Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ORGANIZATOR I RI TE GJAKOVARËT

Jahenns Manigat - përforcimi i radhës te Vëllaznimi

Fotot: BCVienna/fb

Jahenns Manigat - përforcimi i radhës te Vëllaznimi


28 January, 2024 @0:35

Menjëherë pas humbjes nga Ylli të shtunën mbrëma, Vëllaznimi ka bërë të ditur se ka siguruar përforcimin e radhës në ekip, që është kanadezi Jahenns Manigat.

I lindur në vitin 1991, ndërsa në fund të qershorit do të mbush të 33-tat, Manigat është një lojtar me përvojë, kurse së fundi ka qenë pjesë e Vancouverit dhe ka qenë pjesë e disa ligave evropiane, ku në stinorin e kaluar ka luajtur për Viennën austriake.

Jahenns Manigat

BC Vienna Manigat ka pasur bagazh prej 41 ndeshjeve me mesatare prej 25.8 minutash për lojë, ku ka shënuar 10.1 pikë në ndeshje, 3.4 asistime dhe 2.9 kërcime. Ndërkaq në Vancouver ai ka luajtur 15 ndeshje gjatë këtij stinori, duke pasur 23.4 minuta mesatarisht me 6.9 pikë për lojë, 2.8 asistime dhe 2.3 kërcime. Kanadasi luan në pozitën e organizatorit dhe është 186 centimetra i gjatë.

“KB Vëllaznimi ka reaguar menjëherê duke arritur marrëveshje për transferimin e Jahenns Manigat.
32 vjeçari vjen në folenë e Kuqezinjëve të Jakovës me përvojë në kampionatet ndër më të fortat evropiane siç janë Bundesliga, Superliga e Lituanisë, Superliga e Hungarisë, Superliga e Polonisë, dhe Superliga e Qipros.

Përvoja e madhe e Jahenns do t’i ndihmojë trajnerit Krstic dhe ekipit për t’u kthyer sa më shpejt te fitoret.
Klubi po punon intensivisht për të sjellë përforcime tjera për të cilat do të njoftoheni së shpejti,”
ka bërë të ditur KB Vëllaznimi në njoftim.

Jahenns Manigat

Manigat përndryshe pasi që ka dalë nga NCAA ka nisur karrierën evropiane duke luajtur për: Timisoara (ROM) 2014/15, Omonia Nikozi (CYP) 2015/16, Giessen 46ers (GER) 2016/18, Pieno Zvaigzdes (LIT) 2017/18, DEAC (HUN) 2018/20, Pieno Zvaigzdes (LIT) 2020/21, Twarde Torun (POL) 2021/22, Vienna (AUT) 2022/23 dhe Vancouver Bandits (CAN-2) 2023/24.

Për më tepër, siç lë njoftimi të kuptohet, ky nuk do të jetë përforcimi i fundit i Vëllaznimit në ekip, por skuadra do të shtojë edhe ndonjë lojtar tjetër në roster. Ardhja e lojtarëve në fjalë do të thotë që ndonjë nga basketbollistët aktual të ekipit do të largohet nga ekipi. E për këtë pritet njoftimi zyrtar i klubit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga