FLET PËR PËRFORCIMET
Vulic: Ishte ndeshje e vështirë, por fitore e rëndësishme
28 January, 2024 @13:26
Trajneri i Prishtinës, Jaksa Vulic, pas fitores ndaj Bashkimit ka thënë se ka qenë fitore e rëndësishme për ekipin e tij, derisa ka numëruar edhe mungesën e lojtarëve në stërvitje gjatë javës për tu përgatitur për këtë ndeshje.
Gjithsesi në fund ai ka bërë të ditur se shpejt Prishtina pritet të përforcohet me dy lojtarë të huaj, për tu kompletuar si ekip.
“Ka qenë ndeshje e vështirë, pasi që gjatë tërë javës kemi pasur probleme me lojtarë të sëmurë. Armstead s’ka ushtruar shumë, Dardani nuk është ende i gatshëm, dhe kemi ushtruar me 6-7 lojtarë në shumicën e kohës. Ka qenë fitore e rëndësishme për vetëbesimin e ekipit. Bashkimin e uroj për luftën dhe lojën e treguar.”
“Rosterin e kemi të ngushtë, ndërsa njëri do të jetë qendër e tjetri alo për të na ndihmuar të luajmë edhe më mirë. Të dy janë të huaj,” ka shtuar Vulic.
Prishtina me këtë fitore ka bërë bilancin 13-6. Ndërsa në duele direkte me Bashkimin këtë stinor është 3-0!