Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT RUMANISË

Sessomsi luajti ndeshjen e fundit me Vëllaznimin

Sessomsi luajti ndeshjen e fundit me Vëllaznimin


28 January, 2024 @9:58

Basketbollisti më i mirë i Vëllaznimit këtë stinor, amerikani Samuel Sessoms mbrëmë ka luajtur ndeshjen e fundit për Vëllaznimin. Ai prej mbrëmë më nuk është lojtar i ekipit gjakovar, ndërsa është transferuar për në elitën e basketbollit rumun te ekipi i Universitatea Craiova.

Sessoms mbrëmë nuk kishte paraqitje për tu mbajtur mend, ndërsa të njëjtën e theksoi edhe trajneri kroat i Vëllaznimit, Vladimir Krstic, që në deklaratën pas ndeshjes tha se ai “lojtari nuk ka qenë këtu”, duke aluduar në koncentrimin e tij.

Sam Sessoms @ Vellaznimi

Mbrëmë Sessoms luajti 17 minuta në humbje 56-63 të Vëllaznimit, ndërsa dha vetëm 2 pikë, duke shutuar 1/8 për dy pikë dhe 0/1 për tre pikë. Ai regjistroi dy asistime dhe tre kërcime për minutat që luajti, ndërsa menjëherë pas ndeshjes Vëllaznimi ka zyrtarizuar playmakerin e ri të ekipit, që do ta zëvendësojë Sessomsin.

Përndryshe Sessoms këtë stinor ka qenë bindshëm më i miri te Vëllaznimi me 20.9 pikë për ndeshje të shënuara, ndërsa ka kontribuuar me 4.4 asistime dhe 5.4 kërcime për lojë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga