Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË BASHKIMIT, PAS NDESHJES

Jonchevski: I uroj lojtarët përkundër humbjes

Foto: KBBashkimi/ fb

Jonchevski: I uroj lojtarët përkundër humbjes


28 January, 2024 @13:34

Trajneri i Bashkimit, Aleksandar Jonchevski, ka uruar lojtarët e tij për paraqitjen ndaj Prishtinës përkundër humbjes së ekipit të tij. Bashkimit i munguan Jalan McCloud dhe Eduards Hazners, por ekipi gjithsesi i bëri ballë Prishtinës gjatë gjithë ndeshjes dhe ishte shumë afër ta fitojë atë.

“Fillimisht kemi humbur pikë të lehta, mendoj se ka qenë shkak i dëshirës së madhe për të fituar. Para ndeshjes mësuam se McCloud u lëndua, ndërsa përfundimisht sëmundja e Haznersit na la mangu. Pastaj ndërruam planin dhe e përshtatëm sipas lojës. Kishim kontrollin, por fatkeqësisht humbëm në fund. I uroj lojtarët për këtë paraqitje shumë të mirë, edhe pse u mposhtëm,” ka thënë trajneri verimaqedonas i portokallezinjëve prizrenas.

Bashkimi është i gjashti në renditje tabelare, ndërsa ka bilanc 7-12.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga