Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RRESHTOJNË FITORET!

Trepça vazhdon serinë e fitoreve, e 12-ta me radhë

Foto: KBTrepca/ fb

Trepça vazhdon serinë e fitoreve, e 12-ta me radhë


28 January, 2024 @19:00

Liderja e kampionatit nuk ka të ndalur. Edhe pse sonte më vështirë, kanë arritur të menaxhojnë sekondat e fundit për të fituar duelin e ngushtë ndaj Prizrenit në “Sezai Surroi” për të rreshtuar të dymbëdhjetën me radhë në Superligë - dhe për të ruajtur serinë më të mirë të një ekipi këtë stinor.

Trepça mposhti Prizrenin 68-71, ndërsa dallimin ekipi mitrovicas e bëri në pjesë të dytë, ku vendasit bënë disa gabime “të lehta” për t’ua hapur rrugën kundërshtarëve.

Darnell Edge dhe Jordy Tshimanga shënuan më së shumti pikë te Trepça, nga 18. Ndërsa ky i fundit kreu lojën me double-double duke bërë edhe 14 kërcime në fitore. Për herë të parë këtë stinor Drilon Hajrizi nuk shënoi asnjë pikë në ndeshje, edhe pse luajti për 25 minuta! Ndërsa krejt në fund dallimin e bëri Kevin Capers, që dha 17 pikë duke shënuar katër herë nga gjuajtjet e lira saktë, në sekondat e fundit të ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Te Prizreni, koshashënues më të mirë ishin Ty Coockfield dhe Isaiah Kelly. Të dy shënuan nga 16 pikë, ndërsa ky i fundit bëri edhe 10 kërcime për të kryer ndeshjen me dyshifror të dyfishtë.

Me këtë fitore, Trepça tash bën bilancin 17-2 në krye të renditjes tabelare, ndërsa Prizreni mbetet i parafundit me bilanc 5-14.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga