Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI I YLLIT

Elshani: Kemi eliminuar gabimet nga ndeshja e kaluar

Elshani: Kemi eliminuar gabimet nga ndeshja e kaluar


28 January, 2024 @12:06

Trajneri që po drejton Yllit pas largimit të Kostas Flevarakis, Endrit Elshani pas fitores ndaj Vëllaznimit në Gjakovë ka thënë se ka punuar me ekipin për t’i eliminuar gabimet që i kanë bërë në ndeshjen e kaluar ndaj gjakovarëve për të arritur te fitorja.

“Jemi munduar të eliminojmë disa gabime nga ndeshja e kaluar me Vëllaznimin dhe me arritjen e kësaj, besojmë se krejt këto kanë ndikuar për të mirë te Ylli në fitore,” ka thënë ndër të tjera Elshani pasi që falenderoi edhe gjakovarët për mikpritje.

Me këtë fitore, Ylli ka bërë bilancin 11-8 në Superligë, është i katërti në renditje ndërsa ka hapur edhe më distancën ndaj gjysmës së poshtme të tabelës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga