TRAJNERI I VËLLAZNIMIT NË PRITJE TË PËRFORCIMEVE
Krstic: Sulmi ishte problemi kryesor
28 January, 2024 @9:41
Trajneri i Vëllaznimit, Vladimir Krstic, ka bërë të ditur pas humbjes nga Ylli se problemi kryesor në këtë ndeshje ka qenë sulmi. Ai theksoi se në pjesë të parë nuk kanë qëlluar asnjë treshe nga nëntë tentime në total dhe kjo ka qenë vendimtare sipas tij.
“Së pari i uroj Yllit fitoren e merituar. Problemi më i madh për ne në këtë ndeshje ka qenë sulmi. Veçanërisht në pjesë të parë kur shutuam 0/9 për tri pikë! Na duhen përforcimet dhe tashmë jemi në kërkim edhe të qendrës, për tu përmirësuar edhe më,” ka thënë ndër të tjera Krstic.
Vëllaznimi është i pesti në renditje tabelare të Superligë me bilanc 8-11 pas 19 ndeshjesh të luajtura. Ekipi ka lajmëruar përforcimin Jahenns Manigat që do të zëvendësojë Samuel Sessomsin e larguar sot nga ekipi, ndërsa trajneri Krstic gjithashtu ka theksuar se ekipi është edhe në kërkim të një qendre për të qenë sa më të përgatitur për pjesën e mbetur të stinorit.