Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRIUMF I RADHËS

Peja vazhdon me fitore në BIBL

Foto: KBPeja/ fb

Peja vazhdon me fitore në BIBL


30 January, 2024 @19:20

Ka ardhur edhe fitorja e dytë me radhë në BIBL për Pejën. Ekipi verdhezi ka mposhtur Pljevljën me rezultat 76-85 duke dominuar në pjesë të dytë të ndeshjes, pasi që pjesën e parë vendasit e kishin në epërsi.

Justin Davis me 24 pikë e 10 kërcime ishte më i dalluari te Peja, ndërsa me 20 pikë e 10 kërcime tjera kontribuoi Sadio Doucoure. 11 pikë të tjera dha Deandre Davis në fitore. Te vendasit nuk kanë mjaftuar as 29 pikët e Darius McNeillit që ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes.

Fitorja, bën që Peja të bëj bilancin 2-0 pas dy ndeshjeve të para, ndërsa nesër e pret dueli tjetër i radhës, ndaj Lovçenit. Pljevlja ndërkaq ka bilanc 0-5!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga