Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPONJAT

Edgar Garibay, krah-qendra e re e Pejës

Edgar Garibay, krah-qendra e re e Pejës


16 December, 2021 @22:18

Reprezentuesi i Meksikës, Edgar Garibay, është emër i ri që do të debutojë në basketbollin kosovar, ndërsa KB Peja ka zyrtarizuar krah-qendrën e re të ekipit sonte.

Basketbollisti meksikan me shumë përvojë, do të arrijë në Karagaç në ditët në vijim, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e ekipit Lenadores de Durango.

Edgar Garibay

Garibay 31-vjeçar dhe 208 centimetra i gjatë ka pasur së fundi në ekipin e tij mesatare prej 8 pikësh për ndeshje, 3.8 kërcimesh dhe 1.2 asistimesh. Te Lenadores de Durango Garibay ka pasur mesatarisht 23 minuta për ndeshje, në 20 duelet që i ka zhvilluar këtë vit aty, mëson TopSporti.com.

Deri në vitin 2014 ai ka qenë pjesë e ekipeve NCAA, para se të nis rrugëtimin nëpër ekipet e Amerikës së Mesme, me theks të veçantë në vendin e tij, por edhe në Venecuelë.

Edgar Garibay

KB Peja që po drejtohet nga trajneri turk Semsettin Bas aktualisht ka bilans 8-5 këtë stinor në Superligë, ndërsa në Ligën Unike është duke ndjekur liderin Ylli, ku ekipi nga Karagaçi ka bilans 4-2.

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike