TOP 10 PLAYERS

BOROZANI/D.S.
Edhë në humbje, Jones më i miri i javës
25 February, 2016 @15:44
Marcel Jones është duke treguar lojëra të mëdha për ekipin e tij. Bashkimi edhe pse nuk po arrin të fitojë në Grupin C të BIBL, Jones me performancat e tij lë mbresa të jashtëzakonshme, ndërsa kësaj radhe përkundër humbjes, ai është shpallë lojtar i javës nga Eurobasket.com.
24 pikët, 6 kërcimet dhe 4 asistimet e tij në humbje ndaj Beroes e kanë bërë atë basketbollistin më të dalluar këtë xhiro në BIBL, ndërsa pas tij janë renditur Aleksandar Radulovic i Kozuvit dhe Alban Veseli i Pejës.
Në total, 7 basketbollistë të ekipeve kosovare kanë pushtuar TOP 10-shen e xhiros në BIBL.
E tërë lista, mëposhtë:
TOP 10 performancat e javës në Balkan League:
1 | Marcel JONES | KB Bashkimi | ||
2 | Aleksandar RADULOVIC | KK Kozuv | ||
3 | Alban VESELI | KB Peja | ||
4 | Theron BUSSEY | KB Bashkimi | ||
5 | Dardan BERISHA | KB Sigal Prishtina | ||
6 | Mohamed ABUKAR | KB Sigal Prishtina | ||
7 | Tay WALLER | KB Bashkimi | ||
8 | Auston BARNES | BC Beroe | ||
9 | Drilon HAJRIZI | KB Peja | ||
10 | Aleksandar TODOROVIC | BC Beroe |