BASHKIMI
Edhe një përforcim te Bashkimi
3 September, 2015 @21:34
Skuadra e tretë kosovare pas Sigal Prishtinës dhe Pejës që do të garojë sivjet në Ligën Ballkanike, Bashkimi, po vazhdon ta përforcojë skuadrën në mënyrë që të jetë sa më e denjë përballë skuadrave nga ky kompeticion.
Kështu, ekipi prizrenas ka arritur marrëveshje me basketbollistin mitrovicas, Imer Tahirin, i cili në stinorin e fundit luajti për skuadrën e Vëllaznimit.
Organizatori 24 vjeçar është përforcimi i pestë i paralajmëruar deri më tani, pas Gerti Shimës, Granit Rugovës, grekut Efthimios Tsakaleris dhe amerikanit Tay Waller.
Bashkimi i ka filluar përgatitjet për stinorin e ri këtë javë nën udhëheqjen e trajnerit malazias, Petar Mijovic.