KUNDËRSHTARËT NË BIBL
Edhe në Ballkan, edhe në Adriatik
1 September, 2015 @17:14
Skuadra nga Mali i Zi, Sutjeska, është bërë skuadra e katërmbëdhjetë që do të merr pjesë në garat e sivjetme të Ligës Adriatike.
Ekipi nga qyteti i Nikshiqit, i cili më parë kishte konfirmuar pjesëmarrjen edhe në Ligën Ballkanike, do të bëhet skuadra e dytë nga Mali i Zi që do të garojë në Adriatik, pas Buducnostit të Podgoricës, bëjnë të ditur mediat malaziase.
Kështu, Mali i Zi do të përfaqësohet me dy skuadra në Ligën Adriatike për herë të parë qysh nga stinori 2003/04 kur në këtë kompeticion kishin garuar skuadrat Lovcen dhe Cetinje.
Sutjeska në Ligën Ballkanike gjendet në grupin B së bashku me Pejën, Bashkimin, Levskin dhe Lovcenin.