PEJA

BOROZANI/ Erdis Driza
Vëllezërit Zekiqi drejtë Pejës
3 September, 2015 @14:03
Dy vëllezërit me perspektivë që deri më tani kanë luajtur për skuadrën e Trepçës, Samir dhe Burim Zekiqi, në stinorin e ri pritet ta veshin fanellën verdhezi të Pejës.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta Koha Ditore, e cila ka marrë konfirmimin nga ish kryetrajneri i Pejës, tani zyrtar i klubit, Bujar Loci.
Vëllezërit Zekiqi kanë qenë pjesë e përfaqësueses U-20 të Kosovës në Kampionatin Europian të Divizionit B, derisa Samiri ka qenë njëri ndër bartësit e lojës te përfaqësuesit tanë.