Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR 2

Edhe Ylli e Rahoveci gjobiten nga KG

Edhe Ylli e Rahoveci gjobiten nga KG


22 September, 2021 @9:19

Skudra e Trepçës u përfol më së shumti dje për shkak të incidentit dhe dënimit të shqiptuar nga Komisari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija.

Mirëpo, në anën tjetër dënime kanë marrë edhe Ylli e Rahoveci ka bërë të ditur Informatori i botuar sot i FBK-së.

Të dyja skuadrat kanë marrë dënimin e njëjtë nga KG, që do t’iu kushtojë me nga 200 euro.

Ato janë dënuar për shkak të mungesës së zërimit në palestra, që përdoren para, gjatë dhe pas ndeshjeve për prezantim të lojtarëve dhe dhënien e informatave tjera të ndeshjes.

E aty është shkruar se nëse përsëritet gabimi i njëjtë te skuadrat, atëherë dënimi do t’iu dyfishohet.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga