Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREJ BASHKIMIT TE PRIZRENI

Edin Kërveshi merr drejtimin e KB Prizrenit, si trajner i parë i skuadrës

Edin Kërveshi merr drejtimin e KB Prizrenit, si trajner i parë i skuadrës


22 December, 2022 @10:04

Edhe pse disa vite punoi aty si ndihmës i Arbnor Rifatit, tashmë është zyrtare. Me largimin e Rifatit nga posti i trajnerit të parë të skuadrës së KB Prizrenit, Edin Kërveshi është emëruar si trajner i parë i ekipit bardhezi nga qyteti i lashtë.

Njoftimin e zyrtarizoi edhe vetë skuadra, ndërsa ditë më parë u kuptua se Rifati, që tash do të punojë vetëm si menaxhues i klubit, trajneri do të jetë vendor, ndërsa pritej vetëm zyrtarizimi i emrit të tij.

“Edin Kërveshi do të jetë në krye të shtabit teknik të KB Prizrenit, ku së bashku me ndihmës-trajnerin Rigon Hasi, do ta udhëheqin skuadrën. Kërveshi në të kaluarën ka punuar 4 stinorë me skuadrën. Falenderojmë edhe KB Bashkimi, që na mundësoi këtë transfer,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i ekipit të Prizrenit.

Prizreni nuk nisi si e priste stinorin 2022/23, ndërsa nuk po mund të arrijë ngjitjen në pjesën e epërme të renditjes, duke mbetur në pjesën e poshtme të renditjes tabelare. Nga 14 ndeshje të zhvilluara, ekipi ka bilanc 6-7.


 
Të gjitha lajmet nga