PËRFAQËSUESJA - KONFERENCA
Edmond Azemi i gatshëm të sakrifikohet
1 August, 2016 @19:30
I pranishëm në konferencën e sotme para mediave përveç Justin Doellmanit e Dardan Berishës nga lojtarët ishte edhe Edmond Azemi, i cili deklaroi:
“Kjo është hera e parë që Kosova po luan në kualifikime për Eurobasket 2017 dhe ne premtojmë se do të bëjmë më të mirën. Në përgatitje të gjithë po e japim maksimumin, të gjithë po sakrifikojmë dhe këtë po e bëjmë për ngjyrat e shtetit të Kosovës. Falënderoj federatën për punën e madhe që po e bën për të na siguruar kushte sa më të mira për punë.”
Siç është bërë e ditur edhe më parë, udhëtimi i Kosovës në Eurobasket 2017 fillon më 31 gusht në ndeshjen ndaj Sllovenisë, ndërsa miqësorja e ardhshme luhet ndaj Estonisë më 6 gusht.