PËRFAQËSUESJA - KONFERENCA
Justin Doellman shpreson në ‘diçka speciale’
1 August, 2016 @19:12
Në konferencën për shtyp para mediave, e cila u mbajt sot, i pranishëm ishte edhe Justin Doellman, amerikani i natyralizuar i cili tashmë është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.
Doellman para mediave u shpreh:
“Për mua kjo është një eksperiencë krejtësisht e re dhe unë jam shumë i lumtur që më është dhënë rasti të luaj për Kosovën dhe të ndihmoj një shtet të ri si Kosova. Po punojmë shumë që të gjithë dhe shpresoj se do të bëjmë diçka speciale.”
Udhëtimi i Kosovës për Eurobasket 2017 fillon më 31 gusht në ndeshjen ndaj Sllovenisë në Ljublanë, ndërsa më 6 gusht Kosova zhvillon një miqësore ndaj Estonisë.