RIKTHEHET PAS 2 STINORËSH

Edmond Kryeziu rikthehet te KB Prizreni pas dy stinorësh
25 June, 2023 @16:42
Basketbollisti prizrenas, Edmond Kryeziu, i është rikthyer KB Prizrenit pas dy stinorëve të kaluar te KB Rahoveci. Kryeziu 25-vjeç me 194-centimetrat e tij pritet të jep kontribut te bardhezinjtë që kanë nisur konsolidimin e ekipit për stinorin 2023/24. Borozani.com
Kujtojmë, Ponte Prizreni në stinorin e kaluar përfundoi në vend të parafundit në Superligë dhe iu desht që të luajë ndeshje playouti për të siguruar statusin të ekipit elit në basketbollin e vendit tonë.
“Edmond Kryeziu pas 2 sezonave të kaluara në Rahovec , rikthehet në ekipin i cili kaloi 3 sezona e cka e bën më të veqant është se Edo është njëri nga më meritorët që skuadra jonë para 5 edicioneve u inkuadru në Superligë. Edo është transferi i parë për edicionin e ri ku konfirmojm që në sezonin që vjen do shohim një Ponte Prizreni si zjarr,” ka shkruar njoftimi i klubit sot.
Edo, siç e thërrasin shkurt atë, në stinorin e fundit me rahovecin ka pasur mesatarisht 27.4-minuta për ndeshje, ndërsa ka dhënë 9.9 pikë për ndeshje, 1.6 asistime e 2.7 kërcime.◼️