Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

Edon Maxhuni transferohet në Holandë

Edon Maxhuni transferohet në Holandë


7 August, 2021 @14:37

Që nga sezoni i ri, Edon Maxhuni do të jetë pjesë e skuadrës holandeze Heroes Den Bosch.

Ky lajm u bë zyrtar gjatë ditës së djeshme, me fundorin Maxhuni që te Den Bosch u transferua pas aventurës te klubi i basketbollit Pärnu në Estoni.

Heroes Den Bosch garon në BNXT Ligë, që është një ligë e përbashkët mes Holandës e Belgjikës, ku anëtare janë ekipet më të mira të këtyre dy shteteve. Sezoni 2021/2022 do të jetë i pari për këtë ligë, që veç sa është krijuar.


 
Të gjitha lajmet nga International