Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROLEAGUE

Efesi lider, pas paraqitjes historke të Larkin

Efesi lider, pas paraqitjes historke të Larkin


29 November, 2019 @23:27

Skuadra turke, Anadolu Efes është lideri më i ri në Euroligë, duke e mposhtur Bayern Munchenin me rezultat 104-75.

Për këtë fitore me rezultat kaq të thellë u përkujdes amerikani Shane Larkin i cili hyri në histori të Euroligës, duke realizuar 49 pikë, pasi që rekordi i mëparshëm ishte 41 pikë i bërë nga 4 lojtarë tjerë (Bobby Brown, Kaspars Kambala, Carlton Myers dhe Alphonso Ford).

Larkin si basketbollisti më efikas në ndeshje shënoi 10 trepikësha, derisa për mysafirët lojtari më efikas ishte Vladimir Lucic i cili shënoi 20 pikë.

Efes gjendet i vetëm në krye të Euroligës me bilanc prej 9 fitoreve dhe 2 humbjeve, kurse gjermanët kanë 4 fitore dhe 7 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague