EL-AMIN AKOMODOHET NË GJERMANI
El-Amin gjen ekip menjëherë
8 December, 2015 @10:30
Khalid El Amin, që dje u bë e ditur zyrtarisht se është larguar nga Prishtina, është paraqitur si lojtar i ri i Gottingenit në elitën e basketbollit gjerman.
Veterani El-Amin 36 vjeç, ka pasur mesatare prej 12.5 pikëve për ndeshje dhe 4 asistimeve në FIBA Europe Cup me ekipin kampion të Kosovës, ndërsa statistika të ngjajshme kishte edhe në BIBL dhe Superligë.
Gottingen është në pozitën e parafundit të elitës gjermane të basketbollit dhe El-Amin do të jetë përforcim që do të mundohet të shpëtojë skuadrën nga rënia, ka shkruar Eurobasket.