Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASKETBOLL I FEMRAVE

Emra dhe Kastrati, te Prishtina

Ulpiana Emra, në përballjen Bashkimi-Prishtina, nga stinori i kaluar/ BOROZANI/ D.S.

Emra dhe Kastrati, te Prishtina


15 January, 2016 @9:19

Basketbollistja e Bashkimit, Ulpiana Emra dhe ajo e Kastriotit Adea Kastrati, janë përforcimet e fundit të ekipit të Prishtinës në kategorinë e femrave. 

Njoftimin e ka bërë të ditur FBK, pas përfundimit të afatit kalimtar të lojtarëve vendor. 

Prishtina ka përfunduar pjesën e parë të stinorit në vend të dytë të klasifikimit, duke përfunduar atë me bilanc 9 fitore e 1 humbje, me një pikë më pak se Penza e Pejës, që ka bilanc 10-0. 

Skuadrat tjera nuk kanë paraqitur asnjë kërkesë për regjistrim. 

 


 
Të gjitha lajmet nga