Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NE TIRANE

Endrit Hysenagolli prezantohet te GogaBasket

TOPSPORTI/ Arkiv

Endrit Hysenagolli prezantohet te GogaBasket


17 September, 2020 @12:06

Ish qendra e skuadrave kosovare si Peja e Bashkimi, ndërsa më pas kaloi në ligën shqiptare ku së fundi luajti për Teutën e Durrësit, Endrit Hysenagolli, është prezantuar si lojtar i ri i Goga Basketit të Tiranës.

Skuadra në fjalë që është ngritur në dy vitet e fundit ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me qendrën shqiptare dhe reprezentuesin e rregullt të kombëtares në basketboll.

“Një nga shtyllat kryesore të skuadrës sonë kombëtare, por edhe një nga sportistët më cilësor të dekadave të fundit do të veshë fanellën e Goga Basket,” ka shkruar skuadra në fjalë lidhur me prezantimin e tij.

Endrit Hysenagolli

Hysenagolli 32-vjeçar ka përvojë të kosiderueshme të basketbollit duke qenë se ka marrë pjesë edhe në liga ndërkombëtare me ekipet e përmendura.

Lojtari 208 centimetra i gjatë së fundi në kualifikime me kuqezinjtë për Eurobasket 2021 ka pasur mesatare prej 11.8 pikëve për ndeshje, 7.3 kërcimeve dhe 60% saktësi në dy pikë.

Gjithashtu, GogaBasket përveç kampionatit kombëtar do të jetë pjesë edhe e Ligës Unike, që pritet të fillojë muajin e ardhshëm dhe do të përbëhet prej katër ekipeve më të mira të Shqipërisë dhe katër ekipeve më të mira të Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike