Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPE CUP

Energia, me dy fitore në grup

Energia, me dy fitore në grup


4 November, 2015 @9:54

Energia rumune ka shënuar fitore edhe në përballjen e dytë të Grupit K të FIBA Europe Cup. 

Pasi që mposhtën Sigal Prishtinën si vendas në xhiron e parë, ata kanë mposhtur edhe AEK Larnacan e Qipros 71-75 si mysafir për të marrë pikë maksimale nga dy ndeshjet e para të Grupit K. 

AEK ka pasur epërsi gjatë gjithë ndeshjes, derisa në çerekun e fundit Energia ka shënuar 11 pikë më shumë sesa vendasit për të nxjerrë fitoren. 

Lamont Mack ka qenë lojtari më efikas i ekipit rumun, duke shënuar 17 pikë e 3 kërcime në këtë ndeshje, kurse Callistus Eziukwu ka qenë njeriu i ndeshjes dhe sjellës i fitores me performancën e tij prej 16 pikëve, 11 kërcimeve dhe 2 bllokadave.



TABELA E GRUPIT K:

1 Energia RUM 2 - 0 2 ndeshje 4 pikë
2 Astana KAZ 1 - 0 1 ndeshje 2 pikë
3 AEK Larnaca QIP 0 - 2 2 ndeshje 2 pikë
4 Sigal Prishtina KOS 0 -1 1 ndeshje 1 pikë

 
Të gjitha lajmet nga