Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALS MVP @ LIGA UNIKE — SUPERKUPA

Erjon Kastrati — MVP i finales

Fotot: FBK/LigaUnike

Erjon Kastrati — MVP i finales


6 October, 2022 @23:30

Erjon Kastrati është shpallë MVP i finales së Superkupës Mbarëkombëtare, të cilën e fitoi ekipi i tij KB Trepça.

Ekipi mitrovicas mposhti Tiranën në finale me dallim të madh, 40 pikësh, ndërsa Kastrati që erdhi te Trepça këtë verë nga kampioni aktual Ylli, ka qenë instrumental në fitoren e ekipit të tij.

Erjon Kastrati MVP i finales se Superkupes se Liges Unike

Erjoni luajti 16:53 minuta në këtë finale, ndërsa shënoi 16 pikë, me mesatare tepër të mirë, duke shutuar 3/4 për tri pikë, njëjtë edhe për dy pikë ndërsa 1/1 nga gjuajtet e lira.

Reprezentuesi i Kosovës, gjithashtu ka rrëmbyer tre topa nga kundërshtari në këto minuta sa ishte në lojë, derisa ka bërë edhe 2 kërcime e 1 asistim në fitore, duke mos pasur asnjë top të humbur, ndërsa indeksi i efiçencës së tij në përballje ishte 20.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike