MVP @ GAMEWEEK 11

Fotot: FBK
Erjon Kastrati, MVP i Xhiros XI
4 March, 2022 @11:48
Basketbollisti i Yllit dhe reprezentacionit të Kosovës, Erjon Kastrati, është shpallë lojtari më i mirë i xhiros së XI të Ligës Unike.
Kjo është hera e parë që një lojtar merr brenda stinorit dy herë çmimin e më të mirit të xhiros dhe Kastrati kështu bëhet basketbollisti i parë që ka marrë dy herë titullin MVP i xhiros.
Përndryshe, kjo është hera e katërt që një lojtar i Yllit merr çmimin MVP i xhiros në Ligë Unike, nga XI xhiro sa janë zhvilluar deri tani, duke e bërë ekipin suharekas më të vlerësuarin.
Deri tash te Ylli këtë çmim pos Erjonit që e ka fituar dy herë, nga një herë e kanë marrë Gëzim Morina dhe Henrik Sirko.
Erjoni këtë xhiro në Ligën Unike ka qenë më i dalluari në fitore ndaj Rahovecit, duke arritur indeksin 40, me 28 pikë të shënuara, 5 kërcime e 7 asistime.
MVP të xhirove deri sot:
MVP Xhiro I | Endrit Hysenagolli | KS Tirana | |
MVP Xhiro II | Erjon Kastrati | KB G.E. Ylli | |
MVP Xhiro III | Dardan Berisha | KB Peja | |
MVP Xhiro IV | Tamas Bruce | KB Teuta | |
MVP Xhiro V | Gëzim Morina | KB G.E. Ylli | |
MVP Xhiro VI | Arti Hajdari | KB Prizreni'16 | |
MVP Xhiro VII | Tyrone White | KB Peja | |
MVP Xhiro VIII | nuk ka pasur çmim | x | |
MVP Xhiro IX | Henrik Sirko | KB G.E. Ylli | |
MVP Xhiro X | Milik Yarbrough | KB Rahoveci | |
MVP Xhiro XI | Erjon Kastrati | KB G.E. Ylli |