Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË PRIZREN

Evropiani në Prizren, nis nesër

Foto: FBK

Evropiani në Prizren, nis nesër


11 July, 2022 @15:40

Kampionati Evropian fillon nesër në Prizren.

Ngjarja më e madhe sportive në qytetin e Prizrenit do të bashkojë tetë kombëtare, në garë për trofeun e çmuar.

20 ndeshje për pesë ditë pritet të dhurojnë spektakël në palestrën “Sezai Surroi”.

Kosova është në grup me Shqipërinë, Maltën dhe San Marinon.

Sfida hapëse është ndaj Maltës, të martën mbrëma, që është përballja e parë e dardanëve të rinj në këtë Evropian.

Përkrahja nga tifozët është shumë e nevojshme për basketbollistët e rinj të Kosovës.

Takimi i dytë do të jetë ndaj Shqipërisë të mërkurën dhe ndeshja e fundit në grupe ndaj San Marinos të enjten.

Në grupin tjetër garojnë Gjibraltari, Armenia, Andorra dhe Moldova.

ORARI I NDESHJEVE TË KOSOVËS:

12 Korrik
20:45 Kosova-Malta

13 Korrik
20:30 Kosova-Shqipëria

14 Korrik
20:30 Kosova-San Marino.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja