Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - HAPOEL ELION

Fazën e dytë Prishtina e nis me fitore të madhe

Fazën e dytë Prishtina e nis me fitore të madhe


14 March, 2022 @22:30

Prishtina e ka nisur me fitore të madhe fazën e dytë të grupeve në BIBL, duke e mposhtur në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve sot ekipin e fortë izraelit, Hapoel Elion.

Bardhekaltërit kanë fituar secilin çerek me pak dallim, për të treguar luftë për secilin top në çdo moment, ashtu që të arrijnë te fitorja 74-68 [25-22, 18-10, 15-14, 16-22].

Dequan Cook dhe Kenneth Brown kanë qenë më efikasit te Prishtina, me 15 përkatësisht 13 pikë të shënuara, ndërsa 13 shënoi edhe Jetmir Zeqiri.

Te Hapoel Elion Nimrod Levi me 11 pikë ishte më i dalluari.

Me këtë fitore Prishtina bën bilancin 2-1 në Grupin C, ndërsa Hapoel Elion është në 1-2 tash.

Ekipet tjera në grup janë edhe Levski, që ka bilanc të njëjtë si Prishtina 2-1, ndërsa Akademik ka bilanc 1-2.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League