Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRGATITJE

FBK kryen testimin dhe matjen e basketbollistëve

FBK kryen testimin dhe matjen e basketbollistëve


29 January, 2021 @22:00

Bëhet matja dhe testimi i basketbollistëve. Për tri ditë me radhë është bërë matja dhe testimi i basketbollistëve të Kosovës për grupmoshat e reja.

Nga dita e mërkurë deri të premten janë testuar Kosova U16, U18 dhe U20, në konkurrencën e meshkujve.

Kjo është bërë nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit.

basketball

FBK me këtë rast ka falenderuar profesorët Asim Rushiti, Ilir Gllareva, Besim Halilaj dhe Bahri Gjinovci.

Matja dhe testimi i basketbollistëve është bërë për të parë formën e lojtarëve, që gjatë verës do të grumbullohen dhe do të marrin pjesë në garat ndërkombëtare.

FBK shpreson se do të arrijë rezultate pozitive me grupmoshat e reja, që janë e ardhmja e basketbollit e Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë