NGA MINISTRIA
FBK merr 280 mijë euro
15 March, 2016 @13:38
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, sot ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Federatën e Basketbollit të Kosovës, ku këta të fundit do të përfitojnë 280 mijë euro subvencion deri në fund të vitit.
Kosova për herë të parë do të merr pjesë në kualifikime për Eurobasket 2017 sivjet.
FBK ka falenderuar MKRS-në për këtë subvencion, që do të lehtësojë punën e tyre në masë të madhe.