PARA DERBIT
Si kualifikohet Peja?
15 March, 2016 @12:51
Peja ka ndeshje tepër të rëndësishme në kuadër të BIBL nesër mbrëma. Verdhezinjtë do të presin Sigal Prishtinën në Karagaç, ndërsa atyre përveç fitores u duhet edhe humbja e Kozuvit ndaj Levskit për të shkuar përpara në gjysmëfinale, në të kundërtën, eliminohen.
Opcioni i vetëm pra për kalimin e Pejës në gjysmëfinale të BIBL nga Grupi D është ky: Fitorja për Levskin ndaj Kozuvit dhe fitorja për Pejën ndaj Sigal Prishtinës.
Ky opcion do të kualifikonte Sigal Prishtinën si e para në grup dhe Pejën nga pozita e dytë.
Në rast se Peja fiton ndaj Sigal Prishtinës, por Kozuvi mposht Levskin, Peja do të eliminohet.
Sigal Prishtina është skuadra e vetme nga Kosova që ka siguruar gjysmëfinalen e BIBL deri më tani, ndërsa është edhe kampione aktuale e kësaj lige. Bashkimi ka humbur gjasat për kualifikim në xhiron e kaluar.