Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIMI I TIFOZËRIVE

FBK vendos: Lejohen tifozët në palestra

FBK vendos: Lejohen tifozët në palestra


28 February, 2023 @14:18

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) përmes një Vendimit të Bordit të saj ka shfuqizuar ndalesën e pranisë së tifozërive në mënyrë të organizuar në palestrat e Kosovës.

Si arysetim për këtë Vendim, FBK-ja ka bërë të ditur se ka marrë njoftim-rekomandim nga Këshilli për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive (KpS), që ka thënë se “nuk ka pasur probleme të mëdha nga atëherë dhe kjo pikë mund të shfuqizohet”.

Vendmim i Plotë, pa ndërhyrje:

Vendim i Bordit të FBK-së
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), më 28.02.2023, ka marrë vendim që nga ‘Vendimet e Bordit të FBK-së të datës 15.12.2022’ të largohet pika në vijim:
‘Të ndalohet pjesëmarrja në mënyrë të organizuar dhe me çfarëdo shenje dalluese e të gjitha grupeve të tifozëve në ndeshjet e basketbollit, të cilat organizohen nga Federata e Basketbollit të Kosovës, deri në një njoftim tjetër;’

Kjo si rrjedhojë e njoftimit/rekomandimit nga Këshilli për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive (Këshilli për Sport), ku u potencua se, duke marr parasysh që prej periudhës kur FBK ka marrë vendime në lidhje me tifozëritë (15.12.2022) nuk ka pasur probleme të mëdha, kjo pikë mund të shfuqizohet.
Prandaj, deri në vendim tjetër, lejohet pjesëmarrja në mënyrë të organizuar dhe me çfarëdo shenje dalluese e të gjitha grupeve të tifozëve në ndeshjet e basketbollit të organizuara nga FBK.

Në emër të Bordit të FBK-së,
Arben FETAHU
Federata e Basketbollit e Kosovës
.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga