Ç3: PEJA - TIRANA

Fells pa pushim, Peja në avantazh
3 March, 2022 @18:20
Peja ka fituar edhe çerekun e tretë të ndeshjes ndaj Tiranës, për të ngritur edhe pak epërsinë ndaj mysafirëve në Karagaç.
Pas çerekut të dytë të përfunduar me 26-12, kësaj radhe rezultati ka qenë shumë më i ngushtë, ndërsa Peja ka mbyllur me 25-23 këtë 10-minutësh, para se të futen në cerekun vendimtar të ndeshjes.
Derisa Dardan Berisha ka shënuar 22 pikë deri tash, Courtney Fells ende s’ka pushuar asnjë sekond në lojë, derisa ka shënuar 14 pikë, duke shutuar me 37% saktësi për tri pikë.
Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj.