VESELY&UDOH
Feneri fiton përmes “kullave binjake”
27 October, 2016 @0:04
“Kullat binjake” të Fenerbahçes, Ekpe Udoh dhe Jan Vesely, kanë funksionuar në mënyrën më të mirë për skuadrën turke për ta mposhtur Zalgiris Kaunasin me rezultat 82-68.
Dyshja në fjalë, kanë shënuar nga 14 pikë secili, derisa janë ushqyer gjatë lojës nga Kostas Sloukas i cili i bëri 11 asistime.
Në anën tjetër, më së shumti u dallua Leo Waterman me 15 pikë të shënuara, por të cilat nuk mjaftuan për ta përfunduar serinë e fitoreve të Fenerit.
Kjo ishte fitorja e tretë e Fenerbahçes dhe e 23-ta me radhë në shtëpi.