FERONIKELI - ISTOGU
Feronikeli pa probleme, e 11-ta sezonale
2 February, 2019 @19:00
Me rezultat 103-72 është mbyllur dueli i sotëm mes Feronikelit dhe Istogut, duel ky i vlefshëm për xhiron e XI të Ligës së Parë të Kosovës në basketboll.
Lideri i kësaj lige nuk lejoi befasi dhe u tregua skuadër më e mirë përgjatë gjithë ndeshjes, për ta vazhduar kështu rekordin perfekt me 11 fitore në po aq ndeshje.
Arti Hajdari zhvilloi paraqitje fantastike për vendasit, duke luajtur me 35 pikë, 12 asistime e 7 kërcime, kurse te Istogu dy lojtarë luajtën me double-double në këtë takim; Ardit Pepaj (23 pikë, 10 asistime) dhe Diamant Shabani (17 pikë, 11 kërcime).
Me Feronikelin që mbetet akoma lider në Ligën e Parë, Istogu në anën tjetër ka bilanc 6-5 dhe ndodhet në vendin e katërt.