Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHIROJA E PARË

Fillon basketbolli

BOROZANI/Lis Dorambari

Fillon basketbolli


2 October, 2015 @12:22

Stinori i ri 2015/16 i Superligës së Kosovës në basketboll nis këtë fundjavë. Tashmë të gjitha skuadrat duken të jenë të gatshme për fillimin e stinorit të ri, derisa pritet të shihet ekipi i ri i Kerasan Prishtinës që do të militojë për herë të parë në Superligë. 

Derbi i xhiros pa dyshim luhet në Suharekë ku takohen Ylli - Bashkimi. Ylli ka bërë përforcimet e veta të huaja, mirëpo ka ruajtur edhe njërin ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, Urim Zenelajn. Bashkë me përforcimet tjera vendore si Kreshnik Juniku, Fisnik Juniku, etj. Ylli do të kërkojë të regjistrojë fitoren e parë të stinorit që në xhiron e parë. 

Në anën tjetër, Bashkimi, duket të jetë me emra më i fortë sesa në stinorin e kaluar. Pritet të shihet forma e të rikthyerit në basketboll, Granit Rugova. Dyshja shqiptare Gerti Shima dhe Endrit Hysenagolli, bashkë me Andi Shehun e forcat tjera vendore pritet të kompletojnë ekipin prizrenas, që ka bërë edhe përforcime të theksuara të huaja, ku po dallohet qendra greke, Efthimios Tsakaleris. 

Derisa kampionia e Kosovës, Sigal Prishtina, duhet të pushojë këtë xhiro për shkak të tërheqjes nga garat të ekipit ferizajas, Kastrioti, fituesja e Superkupës Peja do të udhëtojë në Gjakovë për tu ndeshur me Vëllaznimin - që pritet të jetë kafshatë e lehtë. 

Data dhe ora e ndeshjes tjetër të kësaj xhiroje, Trepça - Kerasan Prishtina, nuk është përcaktuar ende. 



ORARI I XHIROS I:

E diel, 18:00 Vëllaznimi - Peja
E diel, 19:00 Ylli - Bashkimi
E diel, 13:00 Trepça - Kerasan Prishtina
Pushon: Sigal Prishtina

 
Të gjitha lajmet nga